Dokumentet e SPAK dhe autoriteteve europiane nxjerrin pamje nga takimi i famshëm në ishullin karaibik, ku sipas hetimeve u diskutuan projekte ndërtimi dhe investime të lidhura me para që dyshohet se burojnë nga trafiku i drogës.
otografitë e takimit misterioz të zhvilluar në Aruba kanë dalë për herë të parë në dritë, duke hedhur më shumë dritë mbi një nga episodet më të përfolura të hetimit ndërkombëtar për trafik droge dhe pastrim parash që po zhvillohet nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet belge, spanjolle dhe holandeze.
Në dokumentet hetimore të administruara nga SPAK janë përfshirë edhe fotot e takimit ku shfaqen disa nga personat nën hetim, mes tyre Artur Shehu, Adrian Rama, Erjon Rama, Elton Memeti dhe Bashkim Osmani.

Në përshkrimin që shoqëron fotografitë shkruhet: “Nga autoritetet e Spanjës janë paraqitur të dhëna në lidhje me personat nën hetim Artur Shehu, Adrian Rama, Erjon Rama, Elton Memeti për shkallën e pjesëmarrjes së tyre në takime të ndryshme të konstatuara gjatë hetimit.”
Takimet janë zhvilluar në Aruba dhe Monako dhe sipas hetuesve lidhen me aktivitetin e një grupi të dyshuar kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe pastrimin e të ardhurave të krijuara nga ky aktivitet.
Por ende, edhe pas zbulimit të këtyre detajeve nga dosja e SPAk, elementi më intrigues i dosjes mbetet një detaj që SPAK e përmend shprehimisht: komunikimet për takime me “funksionarë të lartë shtetërorë” shqiptarë.
