Të fundit

“Këtë projekt tri herë e ka blloku qeveria, tu na çu në gjykatë”, Përparim Rama publikon pamje nga asfaltimi i rrugës ‘A’

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se projekti i Rrugës A ka hyrë në fazën finale të realizimit, me nisjen e punimeve për asfaltim.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama tha se projekti ishte bllokuar tri herë nga Qeveria, duke përfunduar në procedura gjyqësore, por sipas tij, Komuna e Prishtinës ka dalë fituese në të gjitha rastet.

“Ky projekt tri herë është bllokuar nga qeveria, duke na dërguar në gjykatë. Tri herë e kemi fituar rastin. Tash po kryhet”, ka shkruar Rama.

Ai ka theksuar se punimet tashmë po vazhdojnë me asfaltimin e rrugës, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt përfundimit të një prej projekteve infrastrukturore në kryeqytet.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci