Të fundit

Jehona Lushaku falënderon votuesit: 25.783 herë faleminderit për besimin

Deputetja e Jehona Lushaku nga LDK, ka shprehur mirënjohjen e saj për mbështetjen e qytetarëve, pas rezultatit të arritur në zgjedhje.

Përmes një postimi publik, Lushaku falënderoi secilin votues për besimin e dhënë, duke e cilësuar atë si përgjegjësinë dhe nderin më të madh të jetës së saj politike.

“Faleminderit nga zemra secilit për mbështetjen me votë për mua. Besimi juaj është përgjegjësia dhe nderi më i madh i jetës sime”, ka shkruar ajo.

Lushaku theksoi se do të vazhdojë të punojë çdo ditë për një Kosovë më të mirë, duke vënë theksin te forcimi i aleancave ndërkombëtare dhe reformat në arsim.

“Ju premtoj se do të vazhdoj të punoj fort, çdo ditë, për një Kosovë më të mirë, një shtet me aleanca ndërkombëtare e me arsim të reformuar”, u shpreh ajo.

“Faleminderit nga zemra për besimin dhe për rrugëtimin që po e vazhdojmë bashkë. 25.783 herë faleminderit!”, përfundoi Lushaku.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci