Të fundit

Aksident i rëndë në hyrje të Elbasanit, autobusi me fëmijë përplaset me një automjet

Një aksident i rëndë është regjistruar në hyrje të Elbasanit, ku një autobus me fëmijë, pjesë e një ekipi basketbolli, është përplasur me një automjet tip “Toyota”.

Përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që autobusi të dalë nga rruga dhe të përfundojë në ambientet e një pike karburanti.

Në vendngjarje, siç shkruan Euronewsal, kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës.

Shoferi i automjetit është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Ende nuk ka informacion zyrtar për gjendjen e fëmijëve që ndodheshin në autobus.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci