Të fundit

“E kishte marrë në shfrytëzim një familjar i saj”, gjendet vetura e raportuar si e vjedhur në Novobërdë, policia jep detaje

Hetues Policor nga Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Novobërdë lidhur me rastin e raportuar me datën 17.06.2026 si vjedhje e automjetit në fshatin Kufcë e Epërme të komunës së Novobërdës, si rezultat i veprimeve intensive operative e hetimore në terren në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, kanë siguruar prova të arsyeshme që tregojnë se rasti nuk paraqet elemente të veprës penale “Vjedhje e rendë”.

Sipas një njoftimi për media thuhet se nga verifikimet dhe intervistat e zhvilluara është konstatuar se raportimi ka ndodhur si rezultat i mungesës së informacioneve të plota nga ankuesja lidhur me shfrytëzimin e automjetit Audi me targa vendore të cilin automjet e kishte marrë në shfrytëzim një familjar i saj në atë kohë.

Gjatë hetimeve janë sqaruar të gjitha rrethanat relevante që kanë çuar deri te raportimi i rastit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci