Të fundit

Brooklyn Beckham thumbon hapur prindërit në reklamën e re

Goditja e radhës që Brooklyn Beckham i ka bërë publikisht prindërve të tij ka nxitur reagime të ashpra te fansat, të cilët nuk kanë kursyer kritikat ndaj shefit aspirat të kuzhinës, duke e cilësuar si “të pasjellshëm” dhe “bullizues”.

27-vjeçari publikoi versionin e plotë të reklamës së tij të re për kompaninë “DoorDash” të mërkurën në mbrëmje, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së Anglisë në Kupën e Botës.

Ky hap vjen pas akuzave të shumta se ai po përfiton financiarisht nga përçarja familjare përmes kësaj fushate marketingu.

Djali i madh i dinastisë Beckham shkaktoi një valë të madhe reagimesh që të hënën, kur në videon përmbledhëse të reklamës shfaqi hapur krisjen e marrëdhënieve me prindërit e tij, David (51 vjeç) dhe Victoria (52 vjeç).

Ai u kritikua ashpër se po shfrytëzon mbiemrin e famshëm për përfitime personale, pavarësisht deklaratave të tij se dëshiron të shkëputet plotësisht prej tyre. Lansimi i reklamës së plotë vetëm sa e ka ndezur më tej situatën, duke bërë që ndjekësit të vërshojnë me komente në Instagram.

“Kur të bëhesh prind vetë, atëherë do ta kuptosh dhimbjen”, ka shkruar një ndjekës.

“Për dikë që ankohet se prindërit i kontrollojnë jetën, ti po përfiton mjaft mirë dhe vazhdimisht nga puna e palodhur e babait tënd”, ka shtuar një tjetër.

Ndërkohë, në komentet e tjera thuhej:

“E turpshme. Mendova se donte të largohej nga familja, por ai po vazhdon të nxjerrë para prej tyre. Shumë e trishtueshme për prindërit, shpresoj të vetëdijesohet.”

Një tjetër komentues ka qenë edhe më i prerë: “Gjest me shije shumë të keqe. Nëse je kaq kundër familjes dhe prindërve të tu, hiqe mbiemrin Beckham!”

Deri më tani, as David dhe as Victoria Beckham nuk kanë bërë ndonjë reagim publik lidhur me reklamën apo komentet e ashpra të ndjekësve.

Mbetet të shihet nëse kjo krisje e radhës do të thellojë edhe më tej distancën mes Brooklyn dhe pjesës tjetër të familjes së famshme angleze.

@brooklynbeckhamAsked @DoorDash to go drop my FIFA World Cup 2026 tickets for you guys… happy hunting Follow @doordash’s account to see clues for where you can find them xx#DoorDashPartner #DeliverUsToFutbol#FifaWorldCup2026♬ original sound – Brooklyn Beckham

 

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci