Të fundit

Kastrati: Kurtin e braktisën 150 mijë qytetarë

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Ardian Kastrati, ka komentuar rezultatet zgjedhore të 7 qershorit.

Ai tha se Albin Kurti iu dha njerëzve më shumë propagandë se zgjidhje.

“Fitoi, por si fitoi? Tash numrat nuk janë të njëjtë. Afërsisht 150 mijë vota i humbi dhe kjo flet shumë që do të thotë një pjesë e madhe e qytetarëve rezidentë e refuzoi. E refuzuan sepse si të thuash, iu harxhua këtij kapitali i shpresave të rreme”, tha Kastrati.

“Ky iu ofroi njerëzve më shumë propagandë se rezultate. Iu ofroi më shumë spektaktël komunikativ sesa zgjidhje për problemet e përditshme. Më shumë popullizëm sesa konsensus”, shtoi ai në Klan Kosova

Kastrati tha se Kurtin e braktisën 150 mijë njerëz.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci