Të fundit

Haziri: Jemi të gatshëm të ulemi dhe të diskutojmë me Kurtin për mundësinë e bashkëpunimit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë që ata janë të gatshëm të diskutojnë me Albin Kurtin për mundësitë e bashkëpunimit.

Kjo sipas tij vjen nga rregullat që i përcakton politika dhe nga vetë pranimi i rezultatit nga ana e tyre.

“Ne e dimë që në politikë është rregull, ose duhesh me marrë pjesë në proces, ose me shkaktu proces. Dhe nuk ka mes”, tha Haziri në Rubikon të Klan Kosovës.

Nëse z. Kurti nuk e zbardh agjendën, nuk i zbardh hapat, edhe nuk tregon gatishmëri për bashkëpunim, atëherë, ne jemi afru për bashkëpunim edhe më tutje, por kjo nuk na përjashton nga mundësia e shkaktimit të proceseve politike, sepse ne e kemi pranu rezultatin”.

Sidoqoftë, Haziri e sheh me plot mëdyshje qasjen e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, në këtë aspekt.

“Unë besoj që është e padrejtë, në krejt këtë gatishmëri, që z. Kurti nga sot me fillu me demonstru vullnetin për zgjedhjet e katërta mrena këtij viti”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci