Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sot do të vazhdojë rinumërimi i nëntë vendvotimeve të mbetura.
Nga 185 vendvotime për të cilat KQZ vendosi të shkojnë në rinumërim si masë kontrolli, deri mbrëmë janë rinumëruar 176, shkruan Reporteri.net.
Ky numër përbën 7.41% të vendvotimeve nga gjithsej 2 mijë e 498 vendvotime të rregullta në të cilat është zhvilluar votimi më 7 qershor 2026.
KQZ i është referuar kësaj si masë kontrolli për të adresuar problemet e evidentuara në disa nga Qendrat Komunale të Numërimit gjatë numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar.
“…ka për qëllim të sigurohet që numërimi është zhvilluar me saktësi”, thuhet në njoftim.
KQZ ka deklaruar të mërkurën se është e gatshme për shpalljen e rezultateve përfundimtare, por se vetëm po pret përfundimin e afatit për ankesa.
Planifikimi ka qenë që ato të shpallen me 26 qershor, e certifikimi me 6 korrik.
