Të fundit

“Evropa pranë luftës me Rusinë” Lavrov: Përplasja me NATO ka pasoja katastrofike

Një ndryshimi i papritur ka ndodhur në retorikën e Evropës kur bëhet fjalë për negociatat mbi Ukrainën e cila ngre pyetjen se cilat qëllime duan të arrijnë në të vërtetë udhëheqësit evropianë me deklaratat e tyre. Kështu ka reaguar Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një artikull të titulluar “Ukraina, Evropa dhe Siguria Globale”, botuar në revistën “International Life”.

Ministria e Jashtme ruse theksoi se teksti i Lavrovit fillimisht ishte planifikuar të botohej në revistën e njohur Politico, por bordi editorial mori një vendim të minutës së fundit për të mos e botuar atë.

Në shkrimin e tij Lavrov ka bërë një paralajmërim ekstrem duke thënë se Europa po e kërkon luftën më Rusinë dhe se këtë gjë do ta arrijë deri në vitin 2030.

“Evropa dëshiron të blejë kohë me çdo mjet të nevojshëm për të arritur gatishmëri luftarake për një konflikt me Rusinë deri në vitin 2030. Është e njohur mirë se elitat evropiane kanë investuar kapitalin e tyre politik në përballjen me Rusinë, duke shpenzuar qindra miliarda dollarë për të mbështetur regjimin e Kievit dhe duke rritur buxhetet ushtarake të vendeve të BE-së dhe NATO.

“Një përballje e drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë mund të përshkallëzohet shpejt në një shkëmbim sulmesh bërthamore me pasoja katastrofike”, tha Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

“Nën sloganin e autonomisë strategjike, Evropa po forcon seriozisht aftësitë e saj ushtarake, përfshirë në fushën bërthamore. Synimet e Parisit për të ofruar një ombrellë bërthamore për disa vende të Bashkimit Evropian dhe NATO-s janë thellësisht shqetësuese. Kjo sigurisht nuk do të forcojë sigurinë as të vetë Francës dhe as të përfituesve të ndihmës së saj. Pavarësisht kësaj, politikanët dhe ushtria evropiane po i atribuojnë Rusisë plane agresive që, me sa duket, nuk kufizohen vetëm në Ukrainë. Presidenti Vladimir Putin ka deklaruar vazhdimisht se këto janë absurditete, provokime dhe dezinformata që synojnë marrjen e fondeve për luftën kundër Rusisë”, u shpreh Lavrov.

Lavrov theksoi se Rusia preferon që qëllimet e Operacionit Special Ushtarak të arrihen përmes mjeteve diplomatike, dhe që kjo të ndodhë, është e nevojshme që siguria e Rusisë në kufijtë e saj perëndimorë, si dhe nderi dhe dinjiteti i qytetarëve dhe bashkatdhetarëve rusë, përfshirë të drejtën e tyre për gjuhën e tyre amtare ruse dhe besimin ortodoks, të garantohen me besueshmëri.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci