Të fundit

Maqedonci në Bruksel: Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën dhe bashkëpunimin me NATO-n

Ministri në detyrë i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, mori pjesë në takimin e 35-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, i mbajtur në Selinë Qendrore të NATO-s në Bruksel.

Në këtë takim morën pjesë rreth 50 ministra të mbrojtjes nga vendet anëtare të NATO-s dhe shtetet partnere, ku u diskutuan zhvillimet më të fundit të sigurisë dhe situata në Ukrainë.

“Pjesëmarrësit, përfshirë ministrin gjerman të Mbrojtjes Boris Pistorius, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte dhe përfaqësues të Mbretërisë së Bashkuar si Dan Jarvis, rikonfirmuan mbështetjen e fortë për Ukrainën në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial kundër agresionit rus”, thuhet në një njoftim të ministrisë së Mbrojtjes.

Në margjinat e takimit, bëhet e ditur se Maqedonci zhvilloi edhe biseda me zyrtarë të NATO-s dhe ministra të tjerë, me fokus në bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sfidat aktuale të sigurisë.

Kjo ministri më tej thekson se Kosova theksoi përkushtimin e saj për të qëndruar në krah të aleatëve dhe për të mbështetur paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci