Të fundit

Arrestohet në Han të Elezit personi i dënuar me pesë vite burgim për sulm seksual

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të kërkuar nga gjykata, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhër për vuajtjen e një dënimi prej pesë vitesh burgim për veprën penale “Sulm seksual”.

Sipas komunikatës së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, arrestimi është kryer më 19 qershor 2026, rreth orës 17:10, pasi policia kishte pranuar informatë se një person i kërkuar ishte parë në rrugën “Jalldezë Krasniqi”, në fshatin Paldenicë të Hanit të Elezit.

“Me datën 19.06.2026, rreth orës 17:10, policia ka pranuar një informacion se një person i kërkuar me urdhër të gjykatës ishte parë në rrugën ‘Jalldezë Krasniqi’ në fshatin Paldenicë të Hanit të Elezit”, thuhet në komunikatë.

Pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë në vendngjarje, ku kanë arritur ta lokalizojnë dhe arrestojnë personin me inicialet M.B., 57 vjeç.

“Pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku kanë lokalizuar dhe arrestuar personin M.B., 57 vjeç, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhër nga gjykata për vuajtjen e dënimit me burg”, ka bërë të ditur Policia.

Sipas njoftimit, personi i arrestuar ishte i dënuar me pesë vite burgim për veprën penale “Sulm seksual”.

Pas përfundimit të procedurave në stacionin policor në Han të Elezit, i arrestuari është dërguar në institucionin përkatës korrektues për vuajtjen e dënimit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci