Një tjetër rast i vrasjes në tentativë është inicuar nga Policia e Kosovës në rajonin e Prishtinës.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në sheshin Nëna Terezë në kryeqytet.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ishte goditur me thikë nga disa të dyshuar.
“Një mashkull kosovar është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK për shkak se ishte sulmuar me thikë nga disa persona. Sipas dëshmitarëve viktima është therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar (i njohur për policinë), së bashku me disa persona tjerë të dyshuar të cilët janë në kërkim të policisë. Viktima është duke u trajtuar në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Njësia policore është në sigurim të viktimës”, thuhet në raport.
