Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, i tha Fox News se Ngushtica e Hormuzit mbetet plotësisht e hapur, pavarësisht se Irani thotë të kundërtën.
“Nuk po shohim asnjë provë që iranianët po e mbyllin ende Ngushticën e Hormuzit”, thotë Vance, shkruan BBC.
“Në fakt, dje morëm 16 milionë fuçi naftë nga Ngushtica e Hormuzit.Pra, po i shihni ato anije që lëvizin”, thotë Vance.
