Të fundit

Zyrtare: UEFA e konfirmon stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja Izrael – Kosovë

Kombëtarja e Kosovës do të luajë si mysafire e Izraelit në Hungari, më saktësisht në stadiumin “Nagyerdei Stadion”.

Izraeli, për shkak të situatës së luftës, ndeshjet si vendas po i zhvillon në stadiume neutrale, ndërsa përballjen ndaj Kosovës ka zgjedhur ta luajë në Hungari.

UEFA ka konfirmuar se kjo ndeshje, e cila do të zhvillohet më 1 tetor 2026, do të luhet në “Nagyerdei Stadion”, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, Kosova pritet të rikthehet në aksion në muajin shtator, ku për herë të parë do të luajë katër ndeshje brenda 14 ditëve.

Rikujtojmë se në grupin B të Nations League, “Dardanët” bëjnë pjesë në të njëjtin grup me Austrinë, Irlandën dhe Izraelin.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci