Publicisti dhe gazetari Enver Robelli ka reaguar pas incidentit të ndodhur para Ambasadës së Izraelit në Tiranë, ku gjatë protestës u hoq flamuri i shtetit izraelit nga godina diplomatike.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Robelli e cilësoi këtë veprim si një akt të shëmtuar dhe të dënueshëm, duke theksuar se autorët dhe të gjithë ata që morën pjesë në të duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore.
Ai shprehu shqetësimin për praninë e personave me agjenda që, sipas tij, nuk kanë lidhje me interesat e protestuesve dhe paralajmëroi për rrezikun e depërtimit të elementëve ekstremistë në tubime të tilla.
Robelli po ashtu kritikoi organizatorët e protestës, duke u bërë thirrje që të tregohen më të kujdesshëm dhe të mos lejojnë, siç u shpreh ai, infiltrimin e grupeve që devijojnë qëllimet e protestës.
