Andy Burnham, favoriti kryesor për të pasuar Keir Starmer si kryeministër i Britanisë, ka mbërritur në Londër për ta zënë vendin e tij në parlament për herë të parë.
Ai u prit nga një turmë gazetarësh teksa zbriti nga treni që vinte nga Machesteri, ku shërbeu si kryetar bashkie për pothuajse një dekadë.
Ai u betua si anëtar i parlamentit, disa ditë pasi fitoi një zgjedhje të rëndësishme plotësuese në Makerfield, në veriperëndim të Anglisë.
Mbërritja e tij në Londër u shoqërua me vëmendje të madhe mediatike, përfshirë edhe helikopterë televizivë që ndoqën trenin e tij drejt Stacionit Euston nga Machesteri, e më pas taksinë e tij nëpër qytet drejt Westminsterit.
Disa deputetë e ngacmuan Burnhamin teksa ai hyri në parlament, përfshirë një që bërtiti: “Ai nuk është Mesia”.
“Djalë i mbaprshtë,” u përgjigj me shaka Burnham, duke iu referuar me sa duket thënies së famshme: “Ai nuk është Mesia, ai është një djalë shumë i mbrapshtë” nga komedia surrealiste “Monty Python’s Life of Brian”.
Starmerm, pasi dha dorëheqje, tha se do t’i kërkojë partisë së tij të përcaktojë një kalendar për procesin e zgjedhjes së liderit, me hapjen e nominimeve më 9 korrik, deri në shpërndarjen e parlamentit për pushimin veror, një javë më vonë.
Deri më tani, vetëm ish-kryetari i Machesterit, Andy Burnham, është vetëpropozuar për ta udhëhequr Mbretërinë e Bashkuar. Edhe rivali i mundshëm për këtë post, Wes Streeting, tha se po e mbështet Burnhamin.
Aleati i Trumpit, Nigel Farage, i cili udhëheq partinë e djathtë të ashpër Reform UK, ka kërkuar “zhvillimin e zgjedhjeve”. Sipas ligjit britanik, Partia Laburiste në pushtet nuk është e detyruar të mbajë zgjedhje të përgjithshme deri në vitin 2029, pesë vjet pas zgjedhjeve të fundit.
