Të fundit

Detaje tronditëse për vrasjen e Eglant Koçit, zbulohet biseda e autorit me familjarët

Janë zbuluar detaje tronditës mbi vrasjen e Eglant Koçit nga shoku i tij, Armand Shakaj, një krim që sipas hetuesve u pasua nga përpjekje për të fshehur gjurmët duke zhdukur trupin në majën e Korrës.

Gazetari Igli Çelmeta ka treguar se menjëherë pasi kishte dalë nga komisariati, Shakaj ishte përballur me miq dhe familjarë të viktimës, të cilët e kishin pyetur për praninë e tij në polici.

Sipas gazetarit, autori i dyshuar u kishte thënë se ishte marrë në pyetje vetëm si person që kishte dijeni për ngjarjen, pasi kishte komunikuar me Eglant Koçin ditën e zhdukjes.

Madje, sipas Çelmetës, Shakaj kishte shkuar edhe më tej, duke u kërkuar familjarëve që ta njoftonin nëse Koçi kthehej në shtëpi, duke u shtirur si i shqetësuar për të.

Sapo ka dalë nga komisariati është ndeshur me miq, të afërm, familjarë të Eglant Koçit, autori i krimit, dhe e kanë pyetur po ti çfarë do në komisariat. U ka thënë se e kanë pyetur si person në dijeni, pasi atë ditë kishte folur në telefon me Eglantin. Madje u ka thënë të afërmve, kur të kthehet Eglanti në shtëpi i thoni të më telefonojë pasi jam shumë i shqetësuar dhe kam humbur kontaktet. Pra autori i krimit u kishte thënë këto fjali të afërmve të Eglantit. Policia sekuestroi kamerat e sigurisë dhe brenda 24 orësh zbuloi që Armand Shakaj ishte autori i dyshuar. Ai kishte nuhatur që policia po e zbulonte krimin, edhe pse në kokën e tij djallëzore, mënyra se si e kishte fshehur trupin, kishte menduar se nuk do gjendej kurrë. Ai e çoi në lartësinë më të madhe, në majën e Korrës, për ta zhdukur. Policia ka pajisje të sofistikuara për sinjalizimin e telefonit celular. Janë zbuluar fshatrat ku ka pulsuar celulari dhe janë pyetur banorë të zonës dhe një bari që kishte parë automjetin e Shakajt”, deklaroi ai, raporton A2 Cnn.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci