Të fundit

Ngushtica e Hormuzit, “zbutet” Irani: Do vendosim linjë telefonike direkte me SHBA-në

Irani ka rënë dakord të krijojë një “linjë telefonike” të drejtpërdrejtë me SHBA-në në Ngushticën e Hormuzit, me qëllim “parandalimin dhe zgjidhjen e çdo keqkuptimi” mes SHBA-së ose vendeve të tjera gjatë kalimit të anijeve në këtë rrugë ujore jetike.

Kryenegociatori iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf pohoi se Irani dhe SHBA kishin “arritur një marrëveshje për krijimin e mekanizmave të koordinimit- një linjë telefonike dhe një qendër, në mënyrë që në rast të ndonjë paqartësie ose problemi, anijet të mund të kontaktojnë atë qendër”. Megjithatë, në një intervistë për median shtetërore iraniane gjatë fluturimit të kthimit nga negociatat në Zvicër, Ghalibaf tha se nga tani e tutje Ngushtica do të “menaxhohet sipas marrëveshjeve iraniane” dhe “nuk do të kthehet kurrë në atë që ishte para luftës”.

Ai shtoi se Irani do të “zbatojë me saktësi ligjet ndërkombëtare” dhe do të reagojë shpejt për të zgjidhur çdo problem apo keqkuptim. “Natyrisht, ashtu siç mund të lindin probleme në Liban ose diku tjetër, probleme mund të lindin edhe në Ngushticën e Hormuzit. Siç e keni parë, në disa raste ka pasur edhe përplasje”, u shpreh zyrtari i lartë iranian, që argumentoi se linja telefonike do të ndihmonte në garantimin e “nivelit më të lartë të sigurisë dhe rrjedhës së trafikut”. “Nëse amerikanët kanë ndonjë kundërshtim për diçka, ose nëse ndonjë anije apo mjet lundrimi ka nevojë për sqarime në ndonjë rrugë… ata mund të telefonojnë”, ishte shpjegimi i tij.

Ghalibaf deklaroi po ashtu se gjatë negociatave në Zvicër u finalizua qasja e Iranit në 12 miliardë dollarë nga fondet e ngrira dhe detajet për heqjen e sanksioneve të naftës.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci