Të fundit

Elbasan: I moshuari i hedh benzinë gruas dhe ia vë flakën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Karakavec të Përrenjasit Elbasan, ku policia ka arrestuar një 69-vjeçar të dyshuar për dhunë ekstreme në familje.

Sipas policisë, Gani Danga dyshohet se për motive të dobëta ka lyer me benzinë bashkëshorten e tij 67-vjeçare dhe i ka vënë flakën, raporton Top Channel.

Ajo është transportuar në spital ku po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve të siguruara nga Top Channel, Bruna Kërçyku, Danga e dhunonte prej kohësh bashkëshorten e tij, ndërsa kjo e fundit kishte marrë urdhër mbrojtjeje

Materialet i janë referuar prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci