Të fundit

U raportua si e zhdukur, 65-vjeçarja gjendet në malet e Prevallës pas më shumë se tri orësh kërkime

Një bashkatdhetare 65-vjeçare nga Zvicra ka humbur rrugën pasditen e së martës gjatë një shëtitjeje me familjarët në malet e Prevallës.

Sipas informacioneve fillestare, ajo ishte ndarë nga familjarët gjatë ecjes në natyrë dhe kishte mbetur e izoluar në një zonë të thellë malore.

Pas raportimit të rastit, autoritetet organizuan një operacion të koordinuar kërkim-shpëtimi, ku u angazhuan pjesëtarë të Brigadës së Zjarrfikësve, Policia e Kosovës dhe zyrtarë të Parkut Kombëtar.

Në operacion mori pjesë edhe drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Sead Arifi.

Pas më shumë se tri orësh kërkime intensive, ekipet arritën ta lokalizojnë dhe ta gjejnë 65-vjeçaren shëndoshë e mirë.

Lidhur me rrethanat e humbjes së saj, zhvillimin e operacionit të kërkim-shpëtimit dhe gjendjen në të cilën u gjet bashkatdhetarja, detaje ka dhënë për TV Prizrenin komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prizren, Flamur Hoti.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci