Të fundit

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Milot: Humb jetën një kosovar, lëndohet motra dhe djali i tij

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku si pasojë një kosovar ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Fatkeqësisht, viktimë ka mbetur shoferi i automjetit.

Nga aksidenti janë lënduar djali dhe motra e tij, të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas Policisë, viktima ishte shtetas i Kosovës.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë, është shoqëruar drejtuesi i kamionit.

“Lezhë/Informacion paraprak. Rreth orës 04:30, në aksin rrugor Lezhë–Milot, një automjet tip kamion, me drejtues shtetasin A. M., është përplasur me një automjet me drejtues shtetasin kosovar K. B. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. B., ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa motra e tij, shtetasja F. B., dhe djali i tij, shtetasi F. B., janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i kamionit, shtetasi A. M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci