Policia ka bërë të ditur se më 24 qershor të këtij viti, është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren.
Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar 1 vit burg efektiv me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.
“I arrestuari është dënuar për veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor” nga neni 188, i KPRK-së. I arrestuari R.G. fillimisht është sjellë në Stacionin Policor Prizren dhe më pas është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit”, thuhet në njoftim.
