Të fundit

Policia me aksione të përforcuara, ndalohen 10 persona për posedim të lëndëve narkotike

MPB Maqedoni njofton se mbrëmë (24/25.06.2026), në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunësit policorë të SPB Shkup i privuan nga liria Ç.J. (47), A.T. (19), E.R. (48), B.H. (27), D.A. (18), Zh.E. (48), E.E. (39) dhe D.D. (53), të gjithë nga Shkupi, pasi tek ata janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, substancë pluhurore me ngjyrë të bardhë, substancë pluhurote me ngjyrë kafe dhe shishe me lëndë të lëngshme.

“Më 24.06.2026, në orën 15:25, në Parkun e Qytetit në Sveti Nikollë, nëpunësit policorë të Zyrës së Jashtme për Çështje Kriminalistike në Sveti Nikollë e privuan nga liria D.N. (37) nga Sveti Nikolla, pasi tek ai ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë”.

“Më 24.06.2026, në orën 10:05, në Pikën Kufitare Tabanoc, në hyrje të shtetit, nëpunësit policorë e privuan nga liria D.C. (31) nga Serbia. Gjatë kontrollit të një automjeti pasagjerësh “Mercedes-Benz”, në të cilin ajo ishte pasagjere, në çantën e saj ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse”, thonë nga MPB.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci