Të fundit

Pesë rastë të dhunës në familje brenda 24-të orëve në Kosovë

Pesë raste të dhunës janë raportuar në vendin tonë gjatë periudhës 24-të orësh.

Sipas raportit policor rastet janë raportuar në Graçanicë, Prishtinë, Viti, Pejë e Mitrovicë.

Rastet e raportuara:

Graçanicë / 25.06.2026 – 13:05. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje , tre meshkuj kosovarë janë përleshur mes vete. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë intervistuar dhe janë liruar në procedurë të rregullt.

Prishtinë / 25.06.2026 – 17:35. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Viti / 25.06.2026 – 14:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas në mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Pejë/ 25.06.2026 – 09:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj, ndërsa sot ka pranuar një  telefonat kërcënuese nga i njëjti. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.

Mitrovicë / 25.06.2026 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci