Të fundit

Ikonat botërore – Duran Duran – me spektakël ekskluziv në Shkup

Duket e pabesueshme fakti që në momentin kur janë më të mëdhenjtë dhe më të njohurit në mbarë botën kur bëhet fjalë për këtë dekadë (koncert në “Hyde Park” – Londër me 80.000 vizitorë, arena të mëdha në mbarë botën, festivale të mëdha në të gjithë planetin), Duran Duran do të performojnë edhe në Shkup, në Arenën Boris Trajkovski… PO – dhe kjo po ndodh këtë verë!

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se pa asnjë konkurrencë koncerti më i madh rock’n’roll i këtij sezoni në Maqedoni do të zhvillohet më 2 korrik në Shkup me siguri me bendin më “cool” të të gjitha kohërave në botë – i cili është njëkohësisht edhe “iconic” dhe super modern edhe sot!

Pas emrit dhe karrierës së Duran Duran qëndrojnë shumë epitete: hite të panumërta, albume #1, koncerte stadiumesh dhe shumë më tepër.

Por, sipas nesh, vlera e tyre më e madhe është fakti që edhe sot e kësaj dite, gjithçka që bëjnë tingëllon dhe duket revolucionare, sikur të ishte krijuar pikërisht sot.

Me klasikë globalë si “Hungry Like the Wolf”, “Rio”, “Come Undone”, “Girls on Film”, “Ordinary World”, “Notorious”… deri te publikimi i tyre më i ri “Danse Macabre”, me më shumë se 100 milionë kopje të shitura në mbarë botën dhe një karrierë që shtrihet për më shumë se katër dekada, Duran Duran mbeten një nga grupet më me ndikim dhe më jetëgjata në muzikën bashkëkohore.

Të pranuar në Rock & Roll Hall of Fame në vitin 2022, grupi është fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare dhe vazhdon të performojë si headliner në festivalet më të mëdha në mbarë botën.

Biletat janë në shitje online në avalonbooking.mk dhe në rrjetin e shitjes së karti.com.mk në mbarë Maqedoninë.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci