Të fundit

Kosova, partneri më i rëndësishëm për turizmin shqiptar: Miliona euro vetëm në fundjavë

Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mbeten kontribuuesit më të mëdhenj në turizmin e Shqipërisë, duke shpenzuar qindra miliona euro çdo sezon veror. Kështu vlerëson Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), e cila, bazuar në një studim të realizuar nga 28 maji deri më 28 qershor 2026, ka analizuar lëvizjen dhe shpenzimet e qytetarëve kosovarë gjatë fundjavave në Shqipëri.

Sipas studimit, gjatë pesë fundjavëve të monitoruara, mesatarisht rreth 25 mijë qytetarë nga Kosova kanë kaluar fundjavën në Shqipëri, raporton Monitori.al.

“Për një qëndrim prej dy deri në tre netësh, secili prej tyre shpenzon mesatarisht të paktën 300 euro, duke përfshirë akomodimin në hotele apo apartamente, ushqimin dhe pijet, karburantin, taksën rrugore, transportin, argëtimin dhe blerjet”, thuhet në raport.

Kjo do të thotë sipas AKB se vetëm në një fundjavë, ekonomia shqiptare përfiton rreth 7.5 milionë euro nga vizitorët e Kosovës.

AKB vlerëson se këto shifra e konfirmojnë Kosovën si tregun dhe partnerin më të rëndësishëm për turizmin shqiptar.

Sipas organizatës, vizitorët nga Kosova ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e të ardhurave të hotelerisë, gastronomisë, transportit, tregtisë dhe sektorëve të tjerë të shërbimeve.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci