Të fundit

Pasi braktisi pushtetin, PS ndëshkon Koçekun, e largon nga Komiteti i Stabilizim Asociimit me BE

Ndryshimet e fundit dhe ndëshkimi politik brenda kampit socialist janë zyrtarizuar drejtpërdrejt nga podiumi i Kuvendit të Shqipërisë.

Ishte Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ai që njoftoi zyrtarisht deputetët për largimin e Marjana Koçekut nga Komiteti i Stabilizim-Asociimit (KSA) BE-Shqipëri dhe zëvendësimin e saj me deputetin Erjon Malaj. Gjatë fjalës së tij në seancë, Peleshi bëri me dije se ky ndryshim u bë me kërkesë të drejtpërdrejtë të kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Ballës.

Njoftimi i bërë nga kryeparlamentari Peleshi konfirmon se lidershipi i Partisë Socialiste ka lëvizur me shpejtësi për të sanksionuar deputeten që zgjodhi të braktisë pushtetin dhe vijën politike të mazhorancës. Kërkesa e depozituar zyrtarisht nga Taulant Balla tregon qartë se kupola rozë nuk ka ndërmend të tolerojë asnjë thyerje të disiplinës, sidomos në strukturat e rëndësishme të integrimit evropian.

“Kemi një kërkesë nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, zoti Taulant Balla, për zëvendësimin e anëtarit të Komitetit të Stabilizim-Asociimit. Në vend të zonjës Koçeku, emërohet deputeti Erjon Malaj,” – deklaroi Peleshi nga karrigia e kryetarit, duke formalizuar kështu vendimin.

Sipas burimeve brenda grupit parlamentar, ky lëvizje vjen si një “ndëshkim logjik” dhe i pritshëm pas qëndrimeve të fundit të Koçekut.

Në vend të saj, Erjon Malaj merr një rol me peshë në marrëdhëniet me Brukselin. Malaj, i njohur si një figurë besnike ndaj linjës zyrtare të partisë, shihet si zgjedhja e duhur për të garantuar stabilitet në tryezat e përbashkëta me eurodeputetët.

Ende asnjë vendim për Spiropalin……

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci