Të fundit

“Motiv ishte kositja e livadhit”, familjari i imamit të vrarë: I dyshuari e ka kërcënuar vazhdimisht

Familjari i imamit të vrarë në fshatit Zlipotok të Komunës së Dragashit, Benjamin Tairovci ka thënë se i ndjeri ka pas kërcënime të vazhdueshme nga i dyshuari B.H për vrasje i cili është ndaluar për 48 – orë.

Ai ka treguar se i ndjeri dhe i dyshuari kishin një mosmarrëveshje lidhur me shfrytëzimin e një toke.

Ai shtoi se viktima ka qenë i kërcënuar nga dorasi.

“Disa herë, hoxha djali i axhës tem e ka thirr policinë që e ka kërcnuar ky djali që 1 vit, 1 vit e gjysëm osë më shumë, edhe asnjë rast nuk e kanë hap ai këtë monstrum që e ka bo këtë rastin ka shku aty tek kafja me një djalë si erdh hoxha me dalë jashtë me fol diçka edhe ky djali nuk e din se çka e ka thirr hoxha ka thënë dil jashtë”, bëri të ditur Tairovci.

Ai poashtu tregoi se sa herë është goditur hoxha.

“Nga mbrapa e ka pas te shpina ka qenë dhjetë, njëzetë herë se di unë edhe këtu te qafa”, tha ai.

I dyshuari i cili gjendej në arrati është arrestuar të martën. Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ai është ndaluar për 48-orë.

Në ndalim gjithashtu është edhe babai i të dyshuarit për veprën penale “mos dhënie të ndihmës”.

Rasti sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:15, ndërsa që G.T ishte dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e QKMF-së në Dragash, ku atje ekipi mjekësor kishte kontaktuar vdekjen.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci