Kryeministri në detyrë Albin Kurti, tha se janë duke pritur certifikimin e rezultateve dhe afatin e ankesave për të filluar diskutimet për qeverinë.
“Së pari duhet ta presim certifikimin e rezultateve, dhe trajtimin e ankesave dhe pastaj pa humbur kohë do të kemi komunikimet dhe diskutimet e nevojshme”, tha Kurti.
