Të fundit

Ekstradohet nga Kosova në Gjermani i kërkuari për trafikim me narkotikë

Policia e Kosovës e ka ekstraduar për në Gjermani një person që kërkohej nga letër-rreshtim ndërkombëtar.

Në një njoftim për media thuhet se Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, sot më 01.07.2026, ka bërë ekstradimin e shtetasit gjerman A.R.

“I dyshuarit ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër-rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Gjermanisë, për veprën penale “Trafikim me narkotik”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe pas bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre gjermane.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci