Të fundit

Agjentët e BKH arrestojnë në Durrës të shumëkërkuarin Adi Çobo

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit arrestuan në Durrës Adi Çobo Bazholin. Ai ishte në kërkim nga autoritetet italiane per grup kriminal dhe trafik droge.

Çobo sipas burimeve fshihej në një banesë ne qytetin bregdetar.

Ai është i akuzuar në dosjen “Ura” bashkë me Elvis Doçin i njohur si Visi i Pojës. Në aksionin për kapjen e tij nuk është përfshirë Policia e Shtetit.

Sot kryeprokurori i SPAK Klodian Braho foli për ngritjen e një strukture brenda Prokurorisë së Posaçme që të bënte vet arrestimet. Ai la të kuptohet se policia nuk është në nivelin e duhur për arrestimin e personave në kërkim.

“Nuk ka kapacitet operacionale që SPAK sot të bëjë arrestime të personave në kërkim. Siç është fenomen shqetësues për ju, mund të jetë edhe për ne. Kemi disa të kërkuar me masa sigurimi në mungesë apo të dënuar në mungesë. E kemi ngritur vazhdimisht këtë shqetësim. A kemi një strategji? Është herët s’dua të bëj diçka publike sot, por ajo që mund të them është se po mendojmë një reagim të ndryshëm institucional nga SPAK që të jetë i aftë ti bëj vetë këto veprime të veçanta të natyrës operacionale”, tha Braho.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci