Të fundit

Arsyetimi i Trupit Gjykues për shtyrjen e vendimit për ish-krerët e UÇK-së: Shumë prova, procesi kompleks…

Trupi Gjykues i Gjykatës Speciale e ka caktuar më 16 shtator në orën 10:00, datën e shpalljes së aktgjykimit në çështjen gjyqësore ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Specialja në një njoftim mbrëmë përcolli arsyetimin e Trupi Gjykues për shtyerjen përfundimtare të këtij vendimi, për shpalljen e të cilit fillimisht pati afat deri më 19 maj, e më pas, duke u thirrur në kompleksitetin e rastit, ai u shty deri më 20 korrik.

Specialja tha se Trupi Gjykues e ka zgjatur kohën e nevojshme për përfundimin e kuvendimeve. U tha se kjo u bë në përputhje me rregulloren e gjykatës, për shkak të vëllimit të madh të provave të administruara dhe kompleksitetit të procesit gjyqësor.

“Në urdhrin për caktimin e datës, Trupi Gjykues shpjegoi se koha e nevojshme për kuvendimet ishte zgjatur në përputhje me Rregulloren, për shkak të vëllimit të madh të provave të marra dhe kompleksitetit të procesit gjyqësor, dhe se kjo zgjatje përligjej nga nevoja për të bërë një vlerësim të arsyetuar, tërësor dhe të drejtë të dokumentacionit të çështjes”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci