Disa persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e të shtënave me armë zjarri në qendër të qytetit të Podujevës të enjten.
Disa persona dyshohet se janë plagosur, siç raporton portali Indeksonline.
Një fotografi e publikuar nga vendi i ngjarjes, shfaq një person të shtrirë në sheshin e qytetit derisa ndihmohet nga disa persona.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
