Tre burra të moshës së mesme u plagosën si pasojë e të shtënave me armë zjarri të enjten në qendër të qytetit të Podujevës.
Njëri nga të plagosurit është Fidaim Zejnullahu, rreth 36-vjeçar, raporton portali Sinjali bazuar në burime.
Zejnullahu është shtetas i Gjermanisë.
Të plagosur mbetën edhe Agim Xhemajli dhe Argjend Islami, rreth 25-vjeç.
Islami, sipas informacioneve fillestare, dyshohet se ishte kalimtar i rastit.
