Julian Nagelsmann ka dhënë dorëheqje nga posti i përzgjedhësit të Gjermanisë. Këtë e ka bërë të ditur “Bild” të premten në mëngjes.
Sipas “Bild”, Nagelsmann e kishte vetëm një zgjedhje dhe e ka bërë atë.
Presioni ndaj tij ishte i madh pas eliminimit të Gjermanisë në 1/16 e finales së Botërorit. Nagelsmannit iu kërkua dorëheqja edhe nga federata.
Ai menjëherë pas ndeshjes me Paraguain kishte refuzuar të jap dorëheqje. Kishte thënë se nuk është person që heq dorë.
Të enjten Nagelsmann mbajti një takim të gjatë me drejtuesit e federatës dhe argumentoi paraqitjen në Botëror. Por arsyetimet e tij nuk ishin bindëse, shkruan “Bild”. Dhe drejtuesit e federatës i thanë që të shqyrtojë të jap dorëheqje.
