Të fundit

Tri vepra penale rëndojnë ndaj të dyshuarve, Policia jep detaje për rastin në Podujevë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin në Podujevë, ku mbetën të plagosur katër persona, njëri prej të cilëve kalimtar i rastit.

Rasti është inicuar si vrasje e rëndë në tentativë, armbëmbajtje pa leje dhe dëmtim i pasurisë.

“Ka ndodhur një rast gjuajte me armë zjarri ku kanë mbetur të plagosur tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe një viktimë mashkull kosovarë (kalimtar i rastit), të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin kanë intervenuar menjëherë zyrtarë policor dhe njësitë relevante policore, të cilat në vendngjarje kanë gjetur dhe sekuestruar tri armë zjarri dhe 28 gëzhoja”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas këtij raporti, Policia më pas ka bastisur pronat e të dyshuarve ku janë gjetur dhe sekuestruar dy karikatorë me 58 fishekë, dy karikatorë të tjerë me 27 fishekë, dy armë të shkurta me 82 fishekë dhe një armë gjuetie me 49 fishekë.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci