Të fundit

Vdes këmbësori që u godit nga një veturë në Zahaq të Pejës muajin e kaluar

Ka vdekur një burrë nga Zahaqi i Pejës, i cili ishte goditur nga një veturë më 23 qershor.

Ai ishte dërguar për trajtim në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë për tretman mjekësor, por nuk ka arritur t’iu mbijetojë lëndimeve të marra.

Ai vdiq dje, ndërsa lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur sot Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

“Pejë 23.06.2026-20:30. Është raportuar se me datën e lartcekur i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar veturën e tij dyshohet se kishte goditur këmbësorin-viktimën mashkull kosovare i cili kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Me datë 02.07.2026 është raportuar nga mjekët kompetentë se viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci