Drejtori i qumështores “Vita”, Artan Spahija, ka deklaruar se produktet e kompanisë janë 100 për qind qumësht i Kosovës dhe se nuk përmbajnë asnjë komponent tjetër.
Ai tha se kompania kërkon publikimin e rezultateve të analizave laboratorike, duke theksuar se ekzistojnë rezultate nga data 17 dhe 18 prill, si dhe nga fundi i majit, por që nuk janë bërë publike.
Ai i bëri apel AVUK-ut që të publikojë vendimin dhe theksoi se kompania është e gatshme të punojë edhe sonte tërë natën me fermerët nëse është e nevojshme.
“Institucionet nuk kanë marrë vendim për mbylljen e Qumështores. Ka qenë vendim i yni, për një arsye: brendi Vita është nga qumështi i fermerëve. Ne qumështin nuk e prodhojmë, ne e blejmë qumështin. Do me thënë, Ministria dhe AVUK-u po thotë që qumështi i blerë prej fermerëve nuk qenka në gjendje të mirë të mbushet”, tha drejtori gjeneral i “Vita”.
“Ne vetëm po kërkojmë nga ta, sepse rezultatet i kanë që nga muaji prill, urdhëroni bëjini publike ato”, tha Spahija.
