Të fundit

Kancelari gjerman Friedrich Merz mbron shpenzimet e mbrojtjes pas kritikave të Trump-it

📖 Ky artikull lexohet për 1 min🔊 ose dëgjoje me zë

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka mbrojtur shpenzimet e vendit të tij për mbrojtjen në kuadër të NATO-s. Kjo deklaratë erdhi të premten, pak kohë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, përsëriti kritikat e tij ndaj anëtarëve të aleancës për nivelin e shpenzimeve ushtarake.

Trump i ka cilësuar shpenzimet e anëtarëve të NATO-s si “qesharake” dhe “të njëanshme” në postimet e tij të fundit në platformën “Truth Social”. Në një nga këto postime, ai pohoi se shpenzimet e Gjermanisë ndërmjet viteve 2014 dhe 2025 kanë qenë shumë më të ulëta krahasuar me ato të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tjerë.

Ai e përshkroi këtë si përpjekjen më të madhe që vendi ka bërë ndonjëherë për të forcuar kapacitetet e veta mbrojtëse, duke shtuar se Gjermania nuk ka arsye të shmanget nga askush.

Në përgjigje të këtyre komenteve, Merz deklaroi se Gjermania do ta dyfishojë buxhetin e saj të mbrojtjes brenda katër viteve të ardhshme.

Liderët e NATO-s kanë rënë dakord që të shpenzojnë 3.5 për qind të PBB-së së tyre për mbrojtje deri në vitin 2035, një rritje kjo nga objektivi i mëparshëm prej 2 për qind.

Merz theksoi se Gjermania është përpara afateve të planifikuara për të përmbushur këto detyrime.

“Ne do ta arrijmë pragun prej 3.5 për qind të vendosur në Hagë që në vitin 2029”, u shpreh Merz para gazetarëve, duke shtuar se kjo do të ndodhë shumë më herët se afati i dakorduar.

Marrëdhëniet ndërmjet SHBA-së dhe aleatëve evropianë kanë qenë të tensionuara për shkak të çështjeve të ndryshme, përfshirë angazhimet e Trump-it për të marrë kontrollin e territorit autonom danez të Groenlandës, si dhe luftën e SHBA-së dhe Izraelit në Iran. Trump ka kritikuar vazhdimisht aleatët evropianë për mosangazhimin e tyre në përpjekjet luftarake.

Burimi: aljazeera.com

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci