Të fundit

KFOR-i zhvillon stërvitje në Pejë për rritjen e gatishmërisë operacionale

KFOR-i ka njoftuar se ushtarët italianë dhe bullgarë të caktuar në Komandën Rajonale-Perëndim (RC-W), kanë marrë pjesë në një stërvitje me qitje të vërteta në Poligonin e Ushtrisë Voloire, pranë Kampit “Villaggio Italia” në Pejë.

Siç bën të ditur misioni i NATO-s në Kosovë, stërvitja, e cila mblodhi personel nga kombësi të ndryshme, synonte të nxiste shkëmbimin e ekspertizës dhe praktikave më të mira, duke rritur ndërveprimin midis njësive pjesëmarrëse.

Përmes aktiviteteve të tilla, personeli i KFOR-it ruan një nivel të lartë gatishmërie operacionale dhe ndërgjegjësimi për situatën, duke demonstruar angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thotë KFOR-i në njoftim

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci