Të fundit

Shehu përuron Ballkonin Panoramik në Gjocaj: Junikut i shtohet një atraksion i ri turistik

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar se në fshatin Gjocaj është përuruar Ballkoni Panoramik, një investim i ri që synon të pasurojë ofertën turistike të komunës dhe të tërheqë më shumë vizitorë.

Sipas Shehut, ky investim është realizuar në kuadër të projektit “Mirdita Junik”, i cili promovon bashkëpunimin ndërkufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke lidhur potencialet natyrore, kulturore dhe turistike të dy vendeve.

Ai ka falënderuar Bashkimin Evropian për mbështetjen financiare, si dhe partnerët e projektit – CHwB Kosova, Bashkinë Mirditë dhe Qendrën UET – për kontributin në krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në rajon.

“Realizimi i këtij investimi vjen në kuadër të projektit ‘Mirdita Junik’, një projekt që dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke bashkuar vlerat natyrore, kulturore dhe turistike të dy trevave tona”, ka shkruar Shehu.

Pas përurimit të Ballkonit Panoramik në Gjocaj, aktivitetet kanë vijuar me hapjen e edicionit të tretë të Festivalit “Kah Drita”, një ngjarje që promovon kulturën, artin dhe potencialin turistik të Junikut.

Në fund të postimit të tij, Shehu ka ftuar qytetarët dhe vizitorët të vizitojnë Junikun, duke e cilësuar komunën si një destinacion që ofron bukuri natyrore dhe përvoja autentike turistike.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci