Të fundit

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Ka nisur ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Drizë të bashkisë së Fierit. Përgjegjësi i sektorit të Mbrojtjes Civile pranë Prefekturës Fier, Kreshnik Ymeraj, tha se situata paraqitet problematike pasi flakët janë përhapur në një sipërfaqe të gjerë dhe pranë zonës së banuar.

Sipas tij janë 10 mjete zjarrfikëse dhe 50 efektivë që po operojnë në terren, ndërkohë që prioritet po i kushtohet mbrojtjes së banesave.

Situata paraqitet kritike, pasi zjarri i cili ra fillimisht në një sipërfaqe me ullishte u përhap me shpëjtësi për shkak të erës. Në terren po punojnë intensivisht forcat zjarrfikëse të Fierit, Roskovecit, Patosit dhe Albpetrolit, të cilat po përpiqen të mbajnë nën kontroll flakët dhe të shmangin dëme të tjera.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci