Të fundit

UÇK, UÇK! Me brohorima të fuqishme nis marshi protestues në Zarë të Kroacisë

Me brohorima të fuqishme “UÇK, UÇK”, ka nisur marshi protestues në Zarë të Kroacisë, ku qindra shqiptarë janë mbledhur për të shprehur solidaritetin e tyre me ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë.

Qyteti i Zara-s sot është mbushur me ngjyrat kuqezi. Pjesëmarrës nga Kroacia dhe vende të tjera u mblodhën duke valëvitur flamuj kombëtarë si dhe flamuj me stemën e UÇK-së.

Atmosfera u karakterizua nga brohoritje dhe thirrje në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së, ndërsa marshi nisi në mënyrë paqësore përgjatë rrugëve të qytetit.

Protesta e kësaj të diele është organizuar si shprehje solidariteti me ish-krerët e UÇK-së që po përballen me proces gjyqësor në Hagë, duke mbledhur pjesëmarrës nga komuniteti shqiptar në Kroaci dhe diaspora.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci