Të fundit

Garda e Vuçiqit: Snajperisti nga Leposaviqi roje e Veselinoviqit

Në janar të vitit 2021, në Liqenin e Ujmanit në veri të Kosovës, u mbajt riti tradicional ortodoks i kapjes së kryqit, ku fitues doli Nikolla Millutinoviq nga Leposaviqi.

Pas pesë vitesh, emri i tij është rikthyer në mediat serbe, ku raportohet se ai është pjesëtar i Xhandarmërisë serbe dhe njëkohësisht roje personale e Zvonko Veselinoviqit.

Veselinoviq, i përmendur prej vitesh në raportime për aktivitetet e tij në veri të Kosovës, sipas mediave në Serbi jeton në Beograd dhe është i përfshirë në biznes, duke përfituar tendera nga institucionet shtetërore.

Media serbe N1 ka raportuar edhe për Negjeljko Gole, pjesëtar të njësisë speciale SAJ të MPB-së së Serbisë, i cili dyshohet se është i angazhuar në mbrojtjen e Veselinoviqit.

Ndërkohë, në raportime të tjera përmendet edhe Milan Radojçiq, i kërkuar nga Kosova dhe në listën e kuqe të Interpolit, i cili dyshohet se vazhdon të ketë mbrojtje nga pjesëtarë të strukturave të sigurisë në Serbi.

Radojçiq është i akuzuar për sulmin në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023, ndërsa presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se ai nuk po ndiqet për krime, por për arsye politike.

Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e NATO tash e gati tri vite i kërkojnë autoriteteve serbe që të ndjekin penalisht përgjegjësit për sulmin në Banjskë.

Shumë prej këtyre personave duke nisur nga organizatori i sulmit ndodhen në shtetin fqinj verior të Kosovës, kurse kanë krijuar një grup për mbrojtje të afërt të Vuçiqit.

Kjo sidomos në periudhën gati 20 mujore që regjimi qeverisës atje po përballet me protesta masive nga studentët, transmeton Klan Kosova

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci