Kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka folur në konferencën për media para ndeshjes ndaj Spanjës.
I pyetur për talentin e Barcelonës, Lamine Yamal, Ronaldo nuk i kurseu elozhet, duke thënë se ai është një nga futbollistët më premtues të momentit, transmeton Klankosova.tv.
“Ai është një lojtar me një të ardhme të madhe përpara. Sinqerisht, nuk kam parë asnjë ndeshje të plotë të Spanjës. Kam parë vetëm disa minuta nga ndeshja kundër Kepit të Gjelbër”, deklaroi Ronaldo.
“Ai është një futbollist shumë premtues, po zhvillohet shumë mirë dhe besoj se e pret një e ardhme e ndritur”, shtoi ylli portugez.
Megjithatë, Ronaldo theksoi se fokusi i Portugalisë nuk është vetëm te Yamal, por te e gjithë Kombëtarja e Spanjës.
“Për mua, mbi të gjitha, Spanja është një ekip. Është një skuadër shumë e fortë që luan jashtëzakonisht mirë si kolektiv dhe nesër na pret një ndeshje shumë e vështirë”, u shpreh ai.
Përballja mes Portugalisë dhe Spanjës do të zhvillohet të hënën nga ora 21:00, me të dyja kombëtaret që synojnë një vend në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026.
