Të fundit

Republikani amerikan falënderon Policinë e Kosovës: Po bëni punë të jashtëzakonshme

Një zyrtar republikan amerikan ka shprehur mirënjohje publike për Policinë e Kosovës, duke vlerësuar profesionalizmin, mikpritjen dhe përkushtimin e saj në garantimin e sigurisë publike.

Përmes një mesazhi publik, Pastori Mark Burns, i cili po qëndron në Kosovë, falënderoi pjesëtarët e Policisë së Kosovës për punën që bëjnë çdo ditë në mbrojtje të qytetarëve dhe ruajtjen e rendit.

“Dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Policinë e Kosovës për profesionalizmin, mikpritjen dhe përkushtimin e saj ndaj sigurisë publike gjatë kohës sonë në Kosovë”, thuhet në mesazhin e tij.

Burns theksoi se puna e zyrtarëve policorë është thelbësore për mbrojtjen e komuniteteve dhe shërbimin ndaj qytetarëve.

“Faleminderit për punën që bëni çdo ditë për të mbrojtur komunitetet, për të ruajtur rendin dhe për t’u shërbyer qytetarëve të Kosovës. Përkushtimi juaj nuk kalon pa u vënë re”.

Në fund të mesazhit, ai uroi që zyrtarët policorë dhe familjet e tyre të jenë të bekuar dhe të mbrojtur.

“Zoti i bekoftë dhe i mbroftë të gjithë zyrtarët policorë dhe familjet e tyre, teksa shërbejnë me guxim dhe nder”, u shpreh Burns.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci