Të fundit

Sot protestohet para Ministrisë së Bujqësisë

Pakënaqësia e fermerëve kosovarë të qumështit ka arritur kulmin.

Pas ndërprerjes së grumbullimit të qumështit të freskët, ata kanë paralajmëruar protestë për sot para Ministrisë së Bujqësisë, duke kërkuar zgjidhje urgjente për situatën që, sipas tyre, po i çon fermat drejt falimentimit.

Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështit njoftoi se vendimi për protestë u mor unanimisht në mbledhjen e mbajtur më 5 korrik.

“Protesta është e pashmangshme me situatën e krijuar për mosgrumbullimin e qumështit të freskët nga fermat tona, duke hasur në vesh të shurdhër tek akterët kompetentë”, thuhet në njoftimin e shoqatës.

Sipas fermerëve, protesta do të mbahet duke filluar nga ora 13:00, para Ministrisë së Bujqësisë.

Ata kanë paraqitur tri kërkesa kryesore: “Rifillimin e menjëhershëm të grumbullimit të qumështit; Publikimin urgjent të rezultateve, në mënyrë që të hiqen dyshimet mbi produktet vendore; Kthimin e çmimit të mëparshëm të qumështit, për të shmangur falimentimin e fermave”.

Fermerët kanë bërë të ditur se në protestë do të marrin pjesë me mjete bujqësore dhe cisterna të qumështit.

Njëkohësisht, ata kanë ftuar qytetarët të marrin me vete bidonë, duke bërë të ditur se gjatë protestës do të shpërndahet qumësht falas.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci