Të fundit

Bie përkrahja amerikane për Izraelin, demokratët bëhen më kritikë

Pas dekadave përkrahje e qëndrueshme dypartiake, matja e opinionit publik nga Associated Press ka zbuluar tkurrjen e përkrahjes për aleatin e kamotshëm të SHBA-së, Izraelin.

Sondazhi i realizuar nga AP-ja dhe Qendra për Hulumtime për Marrëdhënie Publike është realizuar në kohën kur amerikanët janë polarizuar, pjesërisht nga kritika për luftën e Izraelit kundër Hamazit në Gaza.

Gati një e treta e të rriturve – përfshirë gjysmën e demokratëve, besojnë se Izraeli ka kryer gjenocid kundër palestinezëve gjatë luftës në Gaza, akuzë kjo e ngritur nga disa organizata për të drejtat e njeriut, por që është mohuar vazhdimisht nga Izraeli dhe qeveria amerikane. Rreth 2 në 10 amerikanë thonë se Izraeli nuk ka kryer gjenocid dhe pjesa tjetër thonë se nuk dinë mjaftueshëm.

Mendim i njëjtë, rreth 30 për qind, e të rriturve hebrenj thonë se Izraeli ka kryer gjenocid, ndërkaq, rreth gjysma 49 për qind, thonë se nuk ka kryer.

Harold Kalmus, 69-vjeçar demokrat nga Ardemi i Delaware që e cilëson veten si hebre nga lindja, thotë se dikur ishte krenar me Izraelin, por tani jo më.

“E kuptoj se ka kërcënim nga Hamasi. E kuptoj se ata janë në situatë të vështirë, por çfarë kanë bërë është horror i paimagjinueshëm”, ka thënë ai për aksionin ushtarak të Izraelit kundër palestinezëve. “Po bëjnë përpjekje të shfarosin një civilizim të tërë”, thotë ai.

Sondazhi vlerëson se përkrahja amerikane për Izraelin shfaqet gati tre vjet pas sulmit të Hamasit të 7 tetorit 2023 në të cilin u vranë 1 mijë e 200 persona në Izrael, shumica civil, ndërkaq 251 të tjerë u morën pengje në Gaza.

Më shumë se 73 mijë palestinezë kanë vdekur në Gaza sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë, e cila nuk i ndan civilët e vdekur nga militantët e Hamasit.

 

 

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci