Të fundit

Kurti nga Greqia: Evropa përfundon në vijën e frontit në Ukrainë, autokratët i përkasin shekullit të gabuar

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në edicionin e 28-të të Simpoziumit SYMI në Greqi, ku këtë vit po zhvillohen diskutime mbi sfidat globale të demokracisë, sigurisë dhe rendit ndërkombëtar.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti bëri të ditur se simpoziumi po mbahet me temën “Achilles’ Wrath and Cassandra’s Warning – Empowering Democracy and Taming Power”, ndërsa në të marrin pjesë diplomatë, akademikë, zyrtarë shtetesh, aktivistë dhe drejtues të organizatave ndërkombëtare.

Ai tha se diskutimet janë përqendruar në çështje të aktualitetit gjeopolitik, duke përfshirë paqen dhe sigurinë, sfidat ndaj demokracisë, luftërat, krizat globale dhe ndikimin e inteligjencës artificiale.

Kurti njoftoi se ishte pjesë e panelit “Frontline democracies – The Balkans, Ukraine and more”, ku foli për rolin e demokracive që përballen çdo ditë me sfida të sigurisë dhe integrimit evropian.

“Evropa fillon në shtëpi për secilin shtet dhe përfundon në vijat e frontit të luftës në Ukrainë, dhe se pikërisht zgjerimi i mëtejshëm i Bashkimit Evropian dëshmon që periferia nuk është aty për t’u grabitur”, theksoi Kurti gjatë diskutimit.

Sipas tij, zhvillimet aktuale ndërkombëtare nuk përfaqësojnë një përplasje mes civilizimeve, por një konflikt mes vlerave demokratike dhe forcave reaksionare.

“Në zhvillimet botërore realisht nuk kemi përplasje të jashtme të civilizimeve, por sot jetojmë në kohërat e përplasjeve të brendshme të ndërgjegjes me reaksionin”, u shpreh ai.

Në fjalën e tij, Kurti foli edhe për rrezikun që paraqesin regjimet autoritare, duke theksuar se demokracia duhet të mbetet modeli mbizotërues i organizimit politik.

“Autokratët duhen konsideruar si njerëz të lindur në shekullin e gabuar dhe se tendencat paramoderne për monarki merkantiliste nuk mund të triumfojnë mbi republikën demokratike”, deklaroi Kurti.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci